Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot me shi e borë

Mot me shi, cadra

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe në disa vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius.

Parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.