Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot me diell e vranësira

Moti

Foto: Ilustrim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e premte do të jetë më e freskët sesa ditët e kaluara.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.