Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 e 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 e 11 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHK-së.