Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot me diell dhe vranësira

Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e kaluara, me diell dhe vranësira të herë pas hershme.

Nuk parashihen ndryshime të ndjeshme as në parametrat kryesor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Era do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.