Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot mbi vendin tonë

Fushat me presion të ndryshueshëm atmosferik të cilat kanë përfshirë Ballkanin, do të karakterizojnë mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell gjatë ditës së sotme, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.