Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Moti sot i vranët

moti

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës ndërmjet 10 e 12 gradë Celsius, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës parashihet mot kryesisht i vranët. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.