Moti sot në Kosovë do të mbajë i ftohtë dhe me kthjellime të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet -3 deri -2 gradë Celsius.
“Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.