Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik, përmes një kumtese ka njoftuar për motin sot dhe parashikimin për nesër që do të mbaj mbi vendin tonë, transmeton Koha.net.

Gjatë këtyre dy ditëve të kësaj jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm, ku vende –vende ( kryesisht të shtunën dhe të dielën në orët e pasdites) do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me erëra, reshje shiu të karakterit lokal dhe shkarkime rrufesh.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja shpejtësia e së cilës vende-vende mund të arrijë mbi 14m/s.