Arbëri

Moti sot

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot në vendin tonë do të ketë mot me diell dhe me vranësira të cilat në pjesën perëndimore të vendit do të kalojnë në reshje shiu.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira te cilat ne pjesën perëndimore te vendit do te kalojnë ne reshje shiu te lehte. Temperaturat minimalet do të jenë nga 13-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.