Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti për vikend në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut. Në viset malore do të ketë edhe reshje shiu të përziera me borë.

Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të vazhdoj të bije nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 13m/s”, thuhet në njoftim.