Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti për të martën dhe parashikimi për ditët në vijim

Mot me diell dhe me vranësira ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditën e martë.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse vende-vende reshjet do të jenë në formë rrebeshi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehta në vlerat e maksimaleve.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius, gjatë gjithë javës.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi deri të enjten, ndërsa më tej era do ta ndërroj kahun nga verilindja ku shpejtësia e saj mund të arrijë deri 11 m/s.