Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një kumtese për media ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe nesër në vendin tonë.
Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat gjatë natës të së shtunës dhe të dielës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s.