Moti i vranët dhe i ftohtë do të mbajë edhe gjatë ditës së martë. Vende-vende parashihet të ketë edhe reshje bore.
Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.
IHMK-ja ka njoftuar po ashtu se moti i vranët e i ftohtë do të shoqërojë vendin gjatë gjithë javës.
Në fillim të javës dhe në fundjavë priten reshje bore.
Artikuj të ngjashëm