IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se moti në fundjavë në Kosovë do të jetë i qetë, i vranët e vende-vende me intervale të shkurta me diell.
“Pas këtyre reshjeve të borës vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte vikendi do të karakterizohet me mot të qetë, i vranët dhe vende-vende do të ketë intervale të shkurta me diell”, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.