Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti për katër ditët e ardhshme në Kosovë

moti ne kosove - parashikimi

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe kryesisht i nxehtë.

Sipas njoftimit, të hënën mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish.

“Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius’’, thuhet në njoftimin e IHMK-së.