Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti për ditën e sotme në Kosovë

Gjatë ditës së premte, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor, ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.