Moti në Shqipëri është parashikuar të jetë me kthjellime dhe ngritje të temperaturave. Sipas meteorologëve, mëngjesi ditëve në vijim do mbetet i freskët në zonat malore, ku temperaturat minimale do mbeten nën zero. Puka shënon vlerën më të ulët prej minus 2 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë do jetë në zonat bregdetare, ku temperaturat do jenë në 12 gradë.
“Mesdita mbetet e kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare duke sjellë edhe rritje të temperaturave maksimale deri në 13 gradë, në zonat malore të Kukësit, Burrelit, Pogradecit, ndërsa priten vlera termike nga 14 në 16 gradë, në bregdet dhe zonat e ulëta”, thuhet në njoftim./A2/