Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në Kosovë të premten

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes do të mbajë mot me rreze dielli dhe me vranësira të kohëpaskohshme.

Në njoftim IHMK-ja bëri të ditur se temperaturat maksimale do të sillen rreth 20 gradë celsius, ndërsa ato minimalet rreth 4 gradë.

Instituti bëri të ditur se do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1 deri në 7 m/s.

“Mot i ngjashëm me ditën e enjte, si në vlerat e temperaturave ekstreme, ashtu edhe në elementet tjera meteorologjike. Gjatë këtyre pesë ditëve, përveç ditës së marte, ku do të ketë erë nga verilindje , ditët tjera do të pasohen me erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit , shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s”, thuhet në njoftim.