Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e marta do të karakterizohet me mot të vranët e intervale me diell.
Në viset e ulëta parashihen riga shiu të kohëpaskohshme, derisa në viset e larta parashihen reshje bore.
“Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.