Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat më të fokusuara parashihet të jenë rreth relievit malor, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin rreth zero gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë “tipike pranverore”.
Të martën parashihet mot me vranësira të dendura. Gjatë ditës parashihen reshje shiu të intensitetit mesatar e në disa periudha të shkurtra edhe të intensitetit të lartë.
Të mërkurën do të ketë mot të vranët e me intervale të gjata me diell. Në disa zona do të ketë reshje shiu të intensitetit të ulët. Të enjten do të jetë moti kryesisht me diell, ndërsa mot i ngjashëm do të mbajë edhe të premten.