Gjatë ditës së sotme moti do të mbajë i vranët dhe me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Siç thuhet në njoftimin e IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore e lehtë deri mesatare.
“Të dielën mot i vranët dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.