Arbëri

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot me vranësira të dendura, që mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet 31-35 gradë.

“Gjatë këtyre proceseve fizike nuk do të mungojnë rrezet e diellit duke ndikuar në rritjen e grafikut termik në vlera relativisht të larta”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes.