Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftoi se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të vijojë mot kryesisht i ngjashëm.
Kjo situatë meteorologjike mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.
IHMK-ja thotë se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm