Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti javën e ardhshme, të hënën parashihet shi e shkarkime rrufesh

Moti

Të hënën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe të krijohen kushte për reshje shiu e shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të jenë mes 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 22-25 gradë Celsius.

Të martën moti do të jenë I vranët e me intervale me diell. Vranësirat do të sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në viset e larta.

Të mërkurën, sipas Institutit, do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa moti i ngjashëm do të jetë edhe të enjten.

Të premten do të jetë dita më e nxehtë e javës së ardhshme.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 28 gradë Celsius.

Artikuj të ngjashëm