Ditëve të ardhshme në Kosovë parashihet të mbretërojë mot i mirë, kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 4C deri në 6C, e ato maksimale nga 19C deri në 22.
Fusha të presionit të lartë mbi Evropën jugore, sipas Prishtina Weather, ditëve në vijim do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, por edhe mbi Evropën qendrore, duke krijuar kushte për mot të mirë me kthjellime, ndërsa masat e ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritje të temperaturave pak mbi vlera mesatare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri në fundjavë do të mbajë mot i mirë kryesisht me diell. Të premten dhe të shtunën, një front i ftohtë që do të kalojë në lindje të rajonit, mund të sjellë vranësira më të shtuara, por pa të reshura.
Sipas tendencave të fundit, edhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell, derisa temperaturat do të rriten tutje mbi vlera mesatare.