Ditëve të para të javës do të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, e ditën e mërkurë me vranësira dhe diell. Sikurse sot, edhe nesër në mëngjes në vise të ulëta priten mundësi edhe për mjegull.
Sipas IHMK-së, të enjten do të vazhdojë të mbajë mot i butë, por kryesisht i vranët, me erë dhe kohëpaskohe me shi, e në vise malore mbi 1200m priten edhe reshje bore. Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu, e pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të shndërrohen në reshje bore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare për këtë periudhë. Minimalet do të luhaten nga -1C deri 3C, e ato maksimale nga 7C deri në 10C, e nga dita e premte do të zbresin në 5C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-8m/s, e ditën e enjte priten edhe hove deri në 14m/s. Shtypja atmosferike nga vlera mbi normale, në fillim të javës, do të pësojë rënie nën vlera normale.