Arbëri

Moti sot në Kosovë

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë të shtunës Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.