Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot pranveror në Kosovë

moti ne kosove - gazeta sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se do të ketë përmirësim të motit gjatë javës, ku temperaturat maksimale do shkojnë deri në 15-20 gradë Celsius, ndërsa minimalet 1-4.

IHMK-ja njofton se ditët në vijim do jenë tipike pranverore, derisa indeksi UV mbetet i ulët deri në mesatar.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike, kjo si pasojë e qarkullimit të dobët të masave ajrore dhe presionit të lartë atmosferik. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.