Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë në Kosovë do të mbajë mot me reshje shiu.
“Do të mbajë mot më dinamik në raport me dy ditët e fundit. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërkaq maksimale ndërmjet 25-28 gradë celsius.
“Parashihen vranësira të ç’rregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHK-së.