Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me vranësira dhe reshje bore në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e premte do të karakterizohet me kushte të ngjashme meteorologjike si në ditët e kaluara.

Në viset malore kryesisht në malet e Sharrit parashihen reshje bore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë e vranët dhe me intervale me diell.

Të shtunën, Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Në viset e ulëta reshjet do të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihen reshje të dendura bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. Sipas parashikimeve numerike gjysma e parë e marsit do të jetë me reshje të mjaftueshme dhe me temperatura të ulëta!