Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me shi të martën

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të martën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira që parashihen të sjellin shi.

Sipas IHMK-së, reshjet me sasi më të mëdha priten nga perëndimi dhe veriperëndimi i Dukagjinit.

Temperaturat pritet të sillen mes 11 gradë Celsius minimalja, ndërsa 26 gradë maksimalja.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim.