Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me shi të dielën në Kosovë

Mot me shi, cadra

Mot me vranësira dhe shi pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut gjatë pasdites do të jenë më evidente.

“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë dy ditëve të vikendit, Në pjesën e parë të ditës mot kryesisht me diell por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasdites do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte për reshje shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të mbesin të njëjta.

“Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër. Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm