Sot dhe të shtunën në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të ditës së premte.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Artikuj të ngjashëm