Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell nesër në Kosovë

Foto: KOHA

Dita e diele do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat do të jenë të dukshme kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj preferohet që në intervali kohor prej 10-17 mundësisht të jemi të kufizuar prej rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Artikuj të ngjashëm