Arbëri

Mot me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 dhe 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë celsius”, thuhet në njoftim.

Sipas IHK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.