Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së diele do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas njoftimit të IHK-së, mëngjesi do të jetë jetë relativisht i freskët. Nëpër ultësira ka mundësi të ketë mjegull të radiacionit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimi i verilindjes.