Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës mund të sjellin shi.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi”, thuhet në njoftim.
Instituti ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 20-24 gradë.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë celsius”, thuhet tutje.