Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell dhe vranësira të shtunën në Kosovë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Mot me diell dhe vranësira pritet të mbajë të shtunën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat do të jenë më të fokusuara rreth relievit malor.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.

“Të dielën mot kryesisht i ngjashëm, por në veriperëndim të vendit priten riga të izoluara të shiut. Temperaturat mbeten pothuaj të ngjashme me të ditës së shtune”, thuhet në njoftim.