Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell e vranësira të pjesshme sot në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë paradites, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave në zonat verilindore dhe juglindore, duke rrezikuar reshje shiu.

Temperaturat do të variojnë nga 17-36 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë. /TvKlan/