Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me borë sot, temperaturat deri në minus tre

Moti sot në Kosovë

FOTO: ILUSTRIM

Gjatë ditës së martë është parashikuar të ketë reshje te shiut dhe borës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 4 dhe 7 gradë.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, ndërsa pjesëmarrësve në trafik ju këshillohet kujdes i shtuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë të mbizotërojë deri më 18 apo 19 mars e më pas parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave.