Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas IHMK-së, në mëngjes do të jetë kryesisht vranët, ndërkaq pasdite do të ketë intervale me diell.
“Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 9 gradë Celsius deri 27 gradë Celsius, e në vise malore nga 5 gradë Celsius deri 19 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.