Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot kryesisht i vranët të shtunën në Kosovë

Moti

Foto: Ilustrim

Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik (IHK) të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore.

“Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.