Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten temperaturat kanë pësuar rënie.
Gjatë ditës pritet që të mbretërojë mot i vranët në të gjithë vendin. Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius”, sipas njoftimit nga IHMK-ja.