Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët sot në Kosovë

Moti sot

Sot (e marte) në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vranësirat e kohëpaskohshme parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme, ato minimale pritet të sillen ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 10 dhe 13 gradë Celsius.

Do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërkohë që presioni atmosferik do të shënojë vlera të rritura mbi normalen.

Artikuj të ngjashëm