Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit vranësirat më të theksuara paraqiten ditën e shtune. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe mjegull të lehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Reshje shiu nuk parashihet të ketë, përpos riga të dobëta dhe të izoluara në disa pjesë të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje. Bazuar në këtë situatë meteorologjike ditën e premte cilësia e ajrit do të jetë në vlerat e pashëndetshme, derisa të shtunën pritet përmirësim i vogël”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm