Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët gjatë së premtes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes do të mbajë mot me diell dhe i vranët, derisa në vise të larta mund të ketë riga të izoluara shiu. Sipas IHMK-së, dita e shtune parashihet të jetë kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Pritet të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri në mesatare.