Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët e me shi në vende-vende

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët e me riga lokale shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat do të lëvizin ndërmjet -3 e 0 gradë Celsius (minimalet) dhe 4 e 7 gradë Celsius (maksimalet).

“Vranësirat ditën e enjte do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Gjatë vikendit sërish priten reshje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Artikuj të ngjashëm