Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët dhe me shi të martën në Kosovë

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mot i vranët dhe me shi është i paraparë edhe për ditën e martë. Është parashikuar që do të ketë edhe kushte për shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më së shumti në rrafshin e Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 12-15 gradë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë”, thuhet në njoftim.