Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët dhe me shi të martën në Kosovë

Moti

Foto: Ilustrim

Sot në Kosovë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius.

“Parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s”, thuhet në njoftim.