Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët dhe me shi të martën në Kosovë

Moti

Të martën në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), pos reshjeve parashihen edhe pak rreze dielli dhe mundësi për shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 e 8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.